Një parti zvicerane në fushatë zgjedhore me flamurin shqiptar, të Kosovës dhe simbolin e shqiponjës

Zvicra

Një parti zvicerane në fushatë zgjedhore me flamurin shqiptar, të Kosovës dhe simbolin e shqiponjës

Më: 15 mars 2018 Në ora: 23:50
Një parti zvicerane në fushatë zgjedhore me flamurin shqiptar

Më të vendosur se kurrë më parë, themeluesi i GCM-së,  Eric Stauffer, bashkë me Carlos Medeiros dhe Ronald Zacharias drejtojnë një forcë të re politike të quajtur “Genève en Marche” (“Gjeneva në lëvizje”), që, veç zviceranëve, ka edhe anëtarë të shumtë nga komuniteti shqiptar  Gjenevës, që numëron rreth 30.000 persona.

Ajo që bie në sy është fakti se partia “Genève en Marche” ka nisur fushatën e saj me afishe, apo barderola në gjuhen shqipe në të gjithë qytetin, ku krahas flamurit zviceran, apo të qytetit të Gjeneves është vendosur edhe ai shqiptar dhe i Kosovës. Dhe jo vetem kaq, “Genève en Marche” e ka filluar fushatën e saj duke bërë me duar simbolin e shqiponjës dhe duke përshëndetur qytetarët në qendër të Gjenevës, një risi e fushatave parazgjedhore në Zvicër, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

Presidenti i “Genève en Marche”, Eric Strauffer u shpreh në një intervistë për agjencinë “Presheva Jonë” se pas 15 prillit, Gjeneva pa dyshim do të jete më e perkushtuar  për të vazhduar miqësinë me shqiptaret, Kosovën dhe për të krijuar bashkëpunim në të gjitha fushat. Ai tha se Gjeneva dhe Zvicra krenohen me shqiptarët e vyer dhe punëtorë.

“Genève en Marche” përfshin në ekipin e saj edhe shumë veprimtarë, intelektualë e biznesmenë të suksesshëm nga Kosova dhe Shqipëria.

Kreu partisë së re zvicerane, Eric Strauffer tha për agjencinë e lajmeve Presheva Jonë se programi forcës së tij politike ka një sërë prioritetesh, duke përfshirë edhe ndryshimin e politikave strikte ndaj të huajve, në këtë rast ndaj shqiptarëve,  në veçanti ndaj atyre të papajisur me dokumente, numri i të cilëve është i konsiderueshëm.

“Veç miqësisë, Zvicrën, e në veçanti Gjenevën, me Kosovën i lidhin shumë gjëra, si kultura dhe biznesi. Kur bëhet fjala për këtë të fundit, ne kemi financuar në Kosovë dhe jemi të pranishëm me një sërë projektesh. Ju e dini që integrimi i më shumë se 250 mijë qytetarëve të Kosovës që jetojnë në Zvicër, dhe një numër i konsiderueshëm jeton dhe punon në Gjenevë, ende çalon. Por me partinë tonë do të vijnë shumë ndryshime pozitive dhe perspektiva të reja për të gjithë qytetarët tanë, duke përfshirë natyrisht edhe komunitetin shqiptar”, u shpreh Strauffer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat