Inaugurohet Shtatorja e Nënë Terezës në Winterthur të Zvicrës - Bota Sot
Inaugurohet Shtatorja e Nënë Terezës në Winterthur të Zvicrës

Zvicra

E enjte, 20 shtator 2018

Inaugurohet Shtatorja e Nënë Terezës në Winterthur të Zvicrës

Nga: Rexhep Rifati Më: 3 qershor 2018 Në ora: 14:45
Shtatorja e Nënë Terezës në Winterthur të Zvicrës

Në qytetin e dytë për nga madhësia në Kontonin e Cyrihut, në Winterthur, prej dje shtatorja e Shën Terezës ( treta me radhë në Zvicër), jo vetëm që stolis njërin nga paraqet më të bukura e të frekuentuara të këtij lokaliteti por edhe ndërlidhë ura paqe e miqësie midis pjesëtarëve të komuniteteve.

Ceremonia e inaugurimit të shtatores, në saje të idesë dhe punës së palodhshme të SH. K. A. “Dardania” në krye me Shefqet Cakollin, vepër e skulptorit Bashkim Beqiri, jo vetëm që kishte sjellë mërgimtarë të shumtë shqiptarë nga shtete të ndryshme të Evropës e krerë të bashkësive fetare, nga Kosova e Shqipëria, si dhe përfaqësuesit e koreve diplomatike nga Shqipëria e Kosova, por edhe autoritetet vendase zvicerane, por bashkë me ta edhe një ngrohtësi të thellë njerëzore e pse mos të themi edhe atdhetare, ngase figura e Nënës Terezë, sa shqiptare aq edhe botërore, trupshkurt e vepërmadhe bashkon e ofron popuj, religjione e shtete.

Ndaj edhe dje ( më 2 Qershor 2018) në parkun e rrugës General-Guisan të Winterthurit gjenden bashkë krahas shqiptarëve të përkatësive të ndryshme shqiptare edhe krerë të po këtyre bashkësive , si Biografi i Shën Terezës, Dom Lush Gjergji, Vikar i Përgjithshëm i Ipeshkvisë së Kosovë, Kreu i Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve baba Edmond Brahimaj dhe imami i xhamisë shqiptare në St.Gallen Fehim Dragusha, por edhe ambasadoret tanë në Zvicër: Ilir Gjoni (Shqipëri) e Nazane Breca (Kosovë). I pranishëm ishte edhe deputetit i parlamentit të Kosovës, Anton Quni. Ndërsa nga figurat e shquara të kulturës shqiptare merrte pjesë “Artisti i Popullit”, Reshat Arbona, që ishte një nga pjsët më të dashura të programit në akademinë e organizuar. Po ashtu nga Gjermania merrte pjesë edhe skulptori Mal Myrtaj që poashtu ka ngritë një bustë të nënës Terezë në Singen, si dhe miku im i çmueshëm nga Italia Pirro Qendro, një kontribues i madh i ndërlidhjes së arbreshëve me tokën e të parëve.

Si ngritja e kësaj shtatore të Shën Terezës brenda një viti, e treta me radhë, pas Wilit e Lozanës tash edhe në Winterthur u zbulua në kuadër të 550 vjetorit të kalimit në përjetësi të kryetrimit tonë Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, të cilit edhe iu kushtua një akademi në organizim po të Shoqërisë “Dardania” të Winterthurit me shoqëritë simotra: Shkollën Shqiptare të Vallëzimit në Zvicër “Shota” dhe Ansamblin “Arbëresha” nga Sirnachu si dhe Kori i femrave shqiptare “Lyra” me seli në Cyrih. ( Për këtë ndërkohë do të jap një shënim të veçantë).

Image
Image
Komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test