ARRESTOHET PASI KISHTE RRAHUR VËLLAIN
Dje rreth orës 16.00 në Lipjan, për motive dhe shkaqe ende të panjohura, ka ndodhur një rrahje midis vëllezërve. Siç njofton policia e Stacionit të policisë në Lipjan, lidhur me këtë rast është arrestuar një person – mashkull, me dyshimin e bazuar se kishte rrahur të vëllamë. Fillimisht u tha se rrahja ishte kulm i një mosmarrëveshje midis vëllezërve për shkak të një veture. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Shtëpinë e Shëndetit në Lipjan. I dyshuari pas intervistës me urdhër të Prokurorit është dërguar në mbajtje në interes të hetimeve përkatëse.
VJEDHJE E MJETEVE NË VLERËN 5170 EURO
Dje rreth orës 11.00 në një lokal në rrugën “Vushtrria” në Prishtinë, ka ndodhur një akt i një vjedhje të rëndë, ku sipas hetimeve të para janë vjedhur mjete në vlerën 5170 euro. Sipas policisë një mashkull shqiptar ka njoftuar policinë se persona të panjohur ia kanë vjedhur nga lokali i tij 47 bateri për inventor të firmës “RIMA”. Sipas viktimës vlera e materialit të vjedhur arrin shumën 5170 euro. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e hetuesisë dhe të forenzikës. Lidhur me rastin nuk raportohet për të arrestuar. Rasti është nën hetime.
FALSIFIKIM I MONEDHËS
Dje rreth orës 15.30 min. në një nga njësit e “Reifaisen bankës”, që ndodhet në rrugën e “UÇK-së” në Prishtinë, është identifikuar një monedhë e falsifikuar në vlerë 100 euro. Siç i ka thënë policisë një punëtore e “Reifaisen bankës” një mashkull ka deponuar në njësinë e kësaj banke një monedhë prej 100 euro e cila dyshohet të jetë e false. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti është nën hetime.
ZJARR NË NJË SHTËPI
Mbrëmë rreth orës 2.00 në fshatin Hajvali të Prishtinës ka shpërthyer një zjarr në një nga shtëpitë e këtushme. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me njësinë e zjarrfikëseve dhe ndihmën e shpejtë. Siç raportohet të lënduar nuk ka pasi në momentin kur ka shpërthyer zjarri, nuk ishte askush në shtëpi. Rasti mbetet nën hetime pasi që shtëpia është pronë kontestuese dhe dyshohet që zjarri të jetë vënë me qëllim.
VETËPLAGOSJE
Dje rreth orës 15.30 min. në fshatin Arta të Fushë – Kosovës, ka ndodhur një akt aksidental, me ç’ rast një person është vetëplagosur. Siç njofton policia viktima, një mashkull shqiptar e ka plagosur vetën aksidentalisht, me armën e llojit “Voltrane” të kalibrit 6.35 mm. Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe raportohet se është jashtë rrezikut për jetë. Rasti është nën hetime.
VDEKJE E DYSHIMTË
Në rrugën “Lidhja e Pejës” në Fushë – Kosovë, dje rreth orës 17.18 min. ka ndodhur një rast i vdekjes së dyshimtë. Siç njofton policia një mashkull shqiptare është sjellë në Emergjencë pa shenja jete. Sipas familjarëve të viktimës shkaktar i vdekjes ka qenë rryma elektrike (ngase i njëjti në momentin kritik ishte duke u pastruar në banjë). Mjeku ka konstatuar se vdekjen e viktimës. Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për obduksion. Rasti është nën hetime.
NGA STATISTIKA E PËRGJITHSHME E SHPK-së
Nga statistika e përgjithshme e SHPK-së për ditën e djeshme mësohet se dje në tërë territorin e Kosovës, ka pasur një aksident komunikacioni me një të vdekur, si dhe 15 aksidente me të lënduar rëndë e lehtë dhe 27 aksidente me vetëm dëme materiale. Për shkelje të rregullave në trafik ose për pengim të qarkullimit rrugor, janë shqiptuar 621 tiketa trafiku. Ndërkaq, me dyshimin e bazuar se janë të përfshirë në vepra të ndryshme penale, janë arrestuar 15 persona, ndërsa në mbajtje vazhdojnë të mbeten 12 persona, thuhet në raportin e përgjithshëm të SHPK-së të nënshkruar nga kapiten Veton Elshani, zëdhënës i saj.