Fakte të reja mbi mbytjen e anijes

Maqedonia

Fakte të reja mbi mbytjen e anijes

Më: 8 shtator 2009 Në ora: 11:12

Bullgaria mbajti një ditë zie kombëtare për 15 shtetasit e saj që gjetën vdekjen pas mbytjes së një anijejeje turistike në liqenin e Ohrit.

Në bordin e anijes maqedonase, Ilinden ishin 53 turistë bullgarë, udhërrëfyesi i tyre maqedonas dhe anëtarë të ekupazhit kur anija u anua papritur dhe u zhyt brenda sekondash në Liqenin e Ohrit të shtunën.

Tani kanë dalë hollësi dramatike të tragjedisë, ndërsa të mbijetuarit po flasin për median bullgare dhe tregojnë si mundoheshin të kapeshin pas çdo gjëje që u dilte përpara, ndërsa nuk kishte veshje shpëtuese në anije.

Në Shkup kanë mbërritur pjesëtarë të familjeve të viktimave për të identifikuar të mbyturit. Burime mjekësore thonë se deri tani janë indentifikuar tre nga viktimat.Tetë nga viktimat vinin nga i njëjti fshat Anton, në lindje të Sofjes, ku autoritetet kanë vendour të mbajnë tetë ditë zi.

Po dalin hollësitë e para lidhur me shkakun e mbytjes. Ministri bullgar i transportit, Alexander Tsvetkov tha se këputja e kabllit të timonit që lidhet me elikën konsiderohet si shkaku më i mundshëm i aksidentit.

Një tjetër shkak mund të jetë tejmbushja. Në anijen me kapacitet 43 vetë, kishte 56 pasagjerë.Policia maqedonase mban të arrestuar kapitenin e anijes, ndërsa po vazhdon hetimet.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat