Sot fillon nxjerrja e anijes 'Ilinden' - Bota Sot
Sot fillon nxjerrja e anijes 'Ilinden'

Maqedonia

Sot fillon nxjerrja e anijes 'Ilinden'

Më: 9 shtator 2009 Në ora: 10:55

Nxjerrja e anijes “Ilinden” e cila u fundos të shtunën në Liqenin e Ohrit, ku e humbën jetën 15 turistë nga Bullgaria, me siguri do të fillojë sot, nëse kushtet klimatike e lejojnë atë.

Deri të anulimi erdhi me nismë të ekspertëve nga Kroacia të cilët konsiderojnë se duhet të riinçizohen nën ujë edhe 16 pika të trupit të anijes.

Këto inçizime, sipas ekspertëve nga Kroacia të cilët së bashku me kolegët nga Maqedonia dhe Bullgaria punojnë në vendin e ngjarjes, nevojiten për vërtetimin e shkaqeve, si dhe për ekspertizë përfundimtare.

Anija “Ilinden”, e cila gjendet në thellësi prej gjashtë metrave, me kërkesë të organeve hetimore nga Bullgaria duhej të nxirrej nga liqeni të hënën, por era e fuqishme kërcënoi operacionin.

Tani për tani nuk kumtohen të dhëna për teknikën e nxjerrjes së “Ilinden”, por dyshohet se kjo me siguri do të jetë me vendosjen e balonëve me ajër në brendësinë e anijes, të cilat duhet ta ngrenë lundraken në sipërfaqe.

Supozohet se me nxjerrjen e anijes do të kryesojnë eksperë nga Kroacia të cilët kanë përvojë të madhe në operacione të tilla.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...