Një ndërmarrje kroate do ta nxjerrë anijen 'Ilinden'

Maqedonia

Një ndërmarrje kroate do ta nxjerrë anijen 'Ilinden'

Më: 11 shtator 2009 Në ora: 14:33

Një kompani kroate do të angazhohet për nxjerrjen e anijes “Ilinden”, e cila të shtunën u fundos në Liqenin e Ohrit, me ç’rast u mbytën 15 turistë bullgarë.

Kjo, siç lajmëroi agjencia bullgare Bgnes, është vendosur mbrëmë në takimin e përbashkët të ekspertëve maqedonas, kroatë dhe bullgarë, të cilët punojnë në konfirmimin e shkaqeve për fatkeqësinë, si dhe në nxjerrjen e anijes nga liqeni.

Përfaqësues të kompanisë kroate, emri i së cilës nuk saktësohet, pritet sot të mbërrijë në Ohër me pajisjen e vet. Ata, siç është paralajmëruar, do të rincizojnë anijen e fundosur, pas çka do të merret vendim, se kur dhe si do të nxiret anija. /makfaks/

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat