Lëvizja "Zgjohu" mirëpret reagimet e ministres së Kulturës së Maqedonisë

Maqedonia

Lëvizja "Zgjohu" mirëpret reagimet e ministres së Kulturës së Maqedonisë

Më: 8 shkurt 2010 Në ora: 15:50

Shkup, 8 shkurt - Shoqëria civile po ndjek me vemendje reagimet lidhur me projektin "Shkupi 2014". Ndërkohë, lëvizja qytetare "Zgjohu" dhe organizatat e tjera joqeveritare që janë pjesë e këtij forumi, kanë ndjekur me vëmendje intervistën e Ministres së Kulturës së Maqedonisë Elisabeta Kamçevska Milevska për një televizion të Shkupit në lidhje me projektin "Shkupi 2014" dhe shfaqjen e pakënaqësisë spontane nga ana e qytetarëve. Ministrja Kamçevska Milevska ka deklaruar se është e gatshme që të pranojë iniciativa nga komuniteti shqiptar dhe të tjerët për plotësim të projektit në fjalë. Duke e përshëndetur gatishmërinë e ministres, lëvizja qytetare "Zgjohu" i ka adresuar një kërkesë për përfshirje të përfshirje të personaliteteve shqiptare në sheshin kryesor të Shkupit në mënyrë që siç thuhet, të "rrezatojë frymë multietnike, multifetare dhe multikonfesionale, fryma këto që e karakterizojnë këtë shtet". Lëvizja "Zgjohu" ka dalë me propozimin që Qeveria dhe komuna Qendër të ndërtojnë shtëpinë "autentike të Nënës Terezë" ku qëndron pllaka përkujtimore për shtëpinë e familjes Bojaxhiu në sheshin Maqedonia. Më tej, kjo orgabizatë propozon që të ndërtohet Xhamia Burmali bashkë me monumentet kushtuar Adem Jasharit, 28 nëntorit, 17 shkurtit, dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare nga viti 2001, dëshmorëve shqiptarë nga Maqedonia të rënë në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmorit të USHT Abdylselam Emini, Hasan Prishtinës, Ismail Qemalit, Isa Boletinit, Lidhjës së Prizrenit, Jashar Bej Shkupit, Mithat Frashërit, motrave Qiriazi, Ibrahim Rugovës, Ferid Muratit, Luan Haradinajt, Kullën Shqiptare si dhe shumë propozime tjera që do t'iu dorëzojmë në vijim për qytetet tjera në gjithë Maqedoninë. Proekti përjashtues "Shkupi 2014" ka gjasë që të reflektojë vlera të përbashkëta nëse përfshihen propozimet e Lëvizjes ZGJOHU! si dhe propozimet e bashkësive tjera të kombinuara me dy monumente që do të simbolizonin NATO dhe BE. Të gjitha këto të kombinuara do të ngjajnë në gjellën tradicionale "turlitavë" që më së miri e pasqyron shoqërinë e Maqedonisë së sotme, thuhet në një komunikatë të lëvizjes "Zgjohu".

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat