Dështojnë fluturimet nga Aeroporti i Shkupit

Maqedonia

Dështojnë fluturimet nga Aeroporti i Shkupit

Më: 16 prill 2010 Në ora: 16:55

Retë dhe tymi i dendur që nga erupsioni i vullkanit islandez ka përfshirë hapësirën mbi Britaninë e Madhe dhe një pjese tjetër të Evropës Veriore, ka shkaktuar gjithashtu anulimin e gjashtë mijë fluturimeve të aviokompanive evropiane.

Agjencitë turistike në Maqedoni me vonesë kishin informuar udhëtarët për fluturimet e anuluara dhe se pjesa më e madhe e atyre kishin mbërritur në aeroportin e Shkupit. Nga ky aeroport për agjencinë e lajmeve INA kanë theksuar se janë anuluar fluturimet për në Gjermani, vendet skandinave dhe fluturime të tjera.

Nga aeroporti i Shkupit dje janë realizuar fluturimet për në Cyrih, Stamboll, Lubjanë, Vjenë dhe vendet e tjera fqinje dhe të Evropës Juglindore. Konfirmimi i lajmit është bërë nga kompania TAV e cila menaxhon aeroportet e Maqedonisë. Më të goditur janë aeroportet e Skotlandës, vendeve skandinave, Gjermanisë dhe Francës.

Deri tani nuk dihet se deri kur do të ngelet e bllokuar një pjesë e hapësirës ajrore evropiane. (INA)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat