Raporti i Dick Marty-it, Ahmeti letër KE-së

Maqedonia

Raporti i Dick Marty-it, Ahmeti letër KE-së

Më: 13 janar 2011 Në ora: 17:46

Kreu i BDI-së, i ka dërguar letër kryetarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, lidhur me raportin e një anëtari të këtij institucioni, Dick Martit.

Nga Bashkimi Demokratik për integrim thonë se, “në vazhdën e aktiviteteve të cilat janë në drejtim të demaskimit dhe kundërvënies të tentimeve së disa qarqeve, për njollosjen dhe denigrimin e vlerave të luftërave të fundit të popullit shqitarë në këto troje, është edhe letra e kryetarit të BDI-së z. Ali Ahmeti , dërguar kryetarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, lidhur me raportin e një anëtari të këtij institucioni, Dick Martit, në të cilën kërkon mosmiratimin e këtij dokumenti tendencioz dhe politikisht të ndikuar”, njofton agjencia e lajmeve INA.

Sot, kryetari i Asamblesë Parlamentare të KE-së, z. Mevlut Çavusoglu në letrën dërguar falenderoi z.Ahmeti për letrën dhe informoi se sipas rregullave kjo letër është proceduar në Komisionet përkatëse të Këshillit të Europës. (INA)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat