Maqedonia nuk ka definuar qëndrimin për raportin e Dik Martit - Bota Sot
Maqedonia nuk ka definuar qëndrimin për raportin e Dik Martit

Maqedonia

Maqedonia nuk ka definuar qëndrimin për raportin e Dik Martit

Më: 15 janar 2011 Në ora: 00:59

Delegacioni i Maqedonisë javën që vjen do të vendos për qëndrimin e saj në lidhje me raportin e Dik Martit në asamblenë parlamentare të Këshillit të Evropës. Kështu njoftoi për Alsat-M deputetja e BDI-së Ermira Mehmeti Devaja, e cila është pjesë e delegacionit të Maqedonisë së bashku me Aleksandar Nikollovskin dhe Igor Ivanovskin. Jo zyrtarisht mësojmë se këta dy të fundit do të votojnë ‘të përmbajtur’ ndërsa nuk përjashtohet mundësia e ndërrimit të ndonjërit të anëtarëve të delegacionit në favor të zëvendësimit të tyre me anëtar shqiptar nga radhët e opozitës. “Parimisht delegacioni i Maqedonisë nuk ka ndonjë qëndrim, shefi i delegacionit na ka ftuar për një konsultë dhe një koordinim gjatë javës së ardhshme dhe unë pres se pas asaj do të dimë nëse do të dalim dhe me çfarë qëndrimi do të dalim. Tash për tash kjo është situate reale” tha Ermia Mehmeti Devaja, anëtare e delegacionit të Maqedonisë në Asamblenë e Këshillit të Evropës. Devaja paralajmëron harmonizimin e qëndrimeve edhe me deputetët e Shqipërisë anëtarë të Asamblesë të Këshillit të Evropës. “Në rast se do të arrijmë të intervenojmë në formë të amendamenteve ne do të vlerësojmë atje se si do të pozicionohemi sa I përket votës, por në rast se nuk do të kalojnë amendamentet që kërkojnë ndryshimin e përmbajtjes e sidomos titullit të projekt rezolutës do të jetë shumë e vështirë më saktësisht do të jetë e pamundur që të japim mbështetje për këtë tekst të raportuesit Marti” shtoi Ermira M. Devaja. Asambleja parlamentare e Këshillit të Evropës fillon më 25 janar ku mes tjerash në rend dite do të jetë edhe raporti i raportuesit të Këshillit të Evropës, Dik Marti në të cilin kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi e akuzon për trafik të organeve njerëzore.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...