Amerika nuk do të ushtrojnë presion për të larguar nga detyra Mubarakun - Bota Sot
Amerika nuk do të ushtrojnë presion për të larguar nga detyra Mubarakun

Bota

Amerika nuk do të ushtrojnë presion për të larguar nga detyra Mubarakun

Më: 7 shkurt 2011 Në ora: 18:19

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, deklaroi se është i besimit që Egjipti nuk do të jetë më si më parë, por se sa shpejtë do të largohet nga detyra, është një vendim që do ta marrë vet Kreu i Shtetit, Husni Mubarak.

Obama theksoi se Uashingtoni nuk do të ushtrojë presion në këtë temë.

Nëpërmjet deklaratës së transmetuar nga një televizion amerikan, numri 1 i Shtëpisë së Bardhë tha se në protestat që vazhdojnë prej tashmë 2 javësh në Egjipt, populli ka parashtruar kërkesat e tij për zgjedhje të lira dhe të drejta.

"Sa shpejtë do të largohet nga detyra, është një vendim që do ta marrë vet Kreu i Shtetit të Egjiptit, Husni Mubarak", tha Presidenti Obama.

Pasi nënvizoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të ushtrojnë presion për të larguar nga detyra Mubarakun, Obama shtoi se shpreson që në Egjipt të formohet së shpejti një qeveri, me të cilën mund të bashkëpunojnë lehtësisht.

Obama gjithashtu mbrojti mendimin se "Vëllazëria Myslimane" është një prej grupeve të shumta opozitare në Egjipt dhe se nuk gëzon mbështetjen e shumicës së popullit, ndërsa tërhoqi vëmendjen se ky grup ushqen disa aspirata anti-amerikane.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...