Përhapen protestat në Egjipt

Bota

Përhapen protestat në Egjipt

Më: 9 shkurt 2011 Në ora: 17:53

Protestuesit antiqeveritarë në Egjipt kanë vazhduar ta mbajnë sheshin Tahrir në Kairo për të 16 ditë me radhë, dhe e kanë bllokuar hyrjen në parlament.

Trupat e mbështetura nga autoblindat e mbrojtën ndërtesën, por protesta ishte paqësore.

Ndërkohë, tre njerëz e kanë humbur jetën dhe rreth 100 janë plagosur në vargun e përleshjeve ndërmjet protestuesve dhe forcave të sigurisë në qytetin jugor El Karga.

Në Kanalin e Suezit, mijëra punëtorë janë hedhur në grevë, duke kërkuar paga më të larta.

Grupi më i madh opozitar në Egjipt, Vëllazëria Myslimane, tha sot se nuk do të heqë dorë nga kërkesa që presidenti Hosni Mubarak të largohet menjëherë. Por, grupi ripërsëriti se nuk synon ta marrë pushtetin.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat