Vëllezërit Myslimanë i dërguan nga Stambolli mesazh Egjiptit

Bota

Vëllezërit Myslimanë i dërguan nga Stambolli mesazh Egjiptit

Më: 9 shkurt 2011 Në ora: 19:55

Doktor Ashraf Abdelghaffar, një prej liderëve të Vëllazërisë Myslimane, në fjalën që mbajti në konferencën e organizuar në Stamboll tha se ekziston dezinformacion në lidhje me ngjarjet në Egjipt.

“Populli ka 30 vjet që e duron Husni Mubarakun dhe regjimin e tij. Ka duruar ndaj tiranisë, varfërisë që solli ai. Pasuritë kombëtare janë në duart e personave të caktuar”, u shpreh Abdelghaffar.

Më shumë se 40% e popullsisë jeton nën kufirin e varfërisë. Populli duhet patjetër të bëjë një revolucion, nënvizoi Abdulgaffar.

Ashraf Abdelghaffar shtoi se demonstratat do të vazhdojnë për sa kohë që Mubarak do të jetë në pushtet.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat