SHBA rrit presionin ndaj Mubarakut

Bota

SHBA rrit presionin ndaj Mubarakut

Më: 9 shkurt 2011 Në ora: 20:58

Gjatë një bisede telefonike, zv/presidenti Joe Biden i tha homologut të tij egjiptian, Omar Suleiman, që të hiqej ligji i gjendjes së jashtëzakonshme dhe të ndalej rrahja e protestuesve dhe gazetarëve.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibbs tha se zoti Suleiman kishte bërë komente që nuk e ndihmon gjendjen, duke thënë se Egjipti nuk ishte gati për demokraci.

Suleiman ka paralajmëruar për rrezikun e një grushti shteti, nëse nuk arrinin sukses reformat kushtetuese.

Zv/presidenti e bëri këtë deklaratë pas protestës më të madhe të zhvilluar deri tani në Kajro.

Tubimi më i madh

Dhjetëra mijëra vetë dolën të martën në qendër të Kajros për të forcuar rradhët e demonstruesve që ndodhen në sheshin Tahrir që kërkojnë largimin e e presidentit Hosni Mubarak.

Një korrespondent i BBC-së e ka përshkruar këtë si demonstratën më të madhe deri tani në shesh.

Atmosfera ka qënë e qetë gjatë ditës pjesëmarrja nuk mbështet sugjerimet që protestave po u mbaronte fuqia.

Ndërkaq presidenti Mubarak pas takimit në fillim të javës me kabinetin, njoftoi rritje të pagave me 15 për qind për punonjësit e qeverisë.

Ndërsa sipas opozitës, është rritur kërcënimi dhe arrestimi i aktivistëve të saj.

Monedha vendase, paundi egjiptian, nuk ka rënë në vlerë sa pritej, e ndihmuar kjo mbase nga ndërhyrja e qeverisë vendase dhe atyre të huaja.

Një korrespondent i BBC-së thotë se gjithçka duket se parashikon një periudhë të zgjatur paqëndrushmërie për Egjiptin dhe rajonin.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat