Mubarak do të “plotësojë kërkesat e protestuesve”

Bota

Mubarak do të “plotësojë kërkesat e protestuesve”

Më: 10 shkurt 2011 Në ora: 18:41

Zyrtarët ushtarakë të Egjiptit dhe anëtarë të partisë në pushtet thonë se Presidenti Hosni Mubarak do të “plotësojë kërkesat e protestuesve”.

Egjiptianët kanë demonstruar që prej 17 ditë, duke bërë thirrje për përmbysjen e Presidentit Mubarak që është në pushtet që prej 30 vjetësh.

Këshilli i lartë ushtarak u mblodh sot pa komandantin e përgjithshëm, Presidentin Mubarak.

Ushtria deklaroi mbështetjen për “kërkesat legjitime të popullit” në televizionin shtetëror. Një zëdhënës tha se këshilli po shqyrtonte masat që mund të merreshin për të garantuar sigurinë e vendit dhe të popullit.

Sheshi Tahrir i Kajros, qendra kryesore e protestave, shpërtheu në brohorima ndërsa lajmi hapej sot.

Mjekët me uniformat e bardha dhe gjykatësit të veshur me pelerina të zeza mbushën sheshin.

Përveç protestave në kryeqytet, opozita po përdor edhe revoltat e sindikatave në gjithë Egjiptin që prekin turizmin, tekstilet, hekurudhat dhe qeverisjen.

Zëvendës Presidenti i Egjiptit Omar Suleiman ka thënë se qeveria nuk nuk do të tolerojë protesta të zgjatura antiqeveritare në sheshin Tahrir. Ai i paralajmëroi aktivistët që të mos vazhdojnë më me mosbindje civile duke e quajtur “shumë të rrezikshme”.

Organizatorët e protestave thanë se po bëjnë plane për t’u zhvendosur tek ndërtesa e radio-televizionit shtetëror sot që janë bërë thirrje për një demonstratë tjetër masive.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat