Kameron: Egjipti të lëvizë drejt shtetit demokratik

Bota

Kameron: Egjipti të lëvizë drejt shtetit demokratik

Më: 11 shkurt 2011 Në ora: 19:53

Kryeministri britanik, Dejvid Kameron, tha se Egjipti duhet "të lëvizë në drejtim të shtetit civil dhe demokratik", pas dorëheqjes së presidentit Hosni Mubarak.

Duke folur pas asaj që ai e përshkroi si "ditë të shënuar", Kameron tha se Egjipti ka një "mundësi të çmuar për të pasur një qeveri që do të mund ta bashkonte vendin".

"Ata që do të drejtojnë Egjiptin tani, kanë për detyrë të pasqyrojnë dëshirat e popullit", ka thënë Kameron.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat