Kinë, Rusi: Egjipti të shmangë dhunën gjatë tranzicionit - Bota Sot
Kinë, Rusi: Egjipti të shmangë dhunën gjatë tranzicionit

Bota

Kinë, Rusi: Egjipti të shmangë dhunën gjatë tranzicionit

Më: 12 shkurt 2011 Në ora: 12:30

Derisa liderët perëndimorë kanë mirëpritur largimin e presidentit egjiptian, Hosni Mubarak, Kina dhe Rusia kanë shprehur shqetësime për vendin më të populluar arab.

Mediat kineze u kanë dhënë një mbulim minimal demonstratave popullore që çuan në rrëzimin e presidentit 82-vjeçar, duke thënë se ndryshimet politike në Egjipt do të ishin të pakuptimta nëse “vendi bie pre e kaosit”.

Presidenti rus, Dimitri Medvedev, i bëri thirrje Egjiptit të organizojë zgjedhje të drejta dhe të respektojë liritë fetare.

Ministria e Jashtme ruse tha se Kajro duhet të shmangë dhunën gjatë periudhës së tranzicionit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...