Pritet politikë më afirmuese rreth njohjes së Kosovës nga Egjipti

Bota

Pritet politikë më afirmuese rreth njohjes së Kosovës nga Egjipti

Më: 12 shkurt 2011 Në ora: 14:01

Tranzicioni i pushtetit që ndodhi pas tridhjetë vjetësh në Egjipt, nga mediat amerikane, si rrjeti CNN, është mbuluar pothuajse 24 orë, duke iu dhënë mbështetje kryengritësve. Këto ndryshime mund të sjellin edhe një politikë më afirmuese rreth shtetësisë dhe pavarësisë së Kosovës. Ndërkaq, administrata amerikane dorëheqjen e Mubarakut e ka quajtur një moment të veçantë në histori dhe ka bërë thirrje që tranzicioni të jetë një ndryshim i pakthyeshëm drejt demokracisë.

Në një botë cinike kryengritja egjiptiane sjellë idealizimin tek secili që është pjesëmarrës aktiv apo pasiv i protestës për ndryshim që mbajti nën ethe një pjesë të opinionit paqdashës tash 18 ditë.Amerikanët, e sidomos mediat progresive si kanali CNN, i janë bashkuar brohoritjeve dhe aplaudimit për tranzicionin e pushtetit që ndodhi pas tridhejtë vjetësh.

Rrjeti televiziv CNN ka bër një mbulim pothaujse 24 orësh të kryngritjes egjiptiane duke u dhënë mbështetje protestuesve dhe ndryshimeve si një frymë e re e shumëpritur, demokratike dhe autentike që po lind në botën arabe dhe në lindjen e mesme.

Një qëndrim tjetër kanë mbajtur mediat konservative duke e konsideruar Hosni Mubarakun si një aleat besnik të Amerikës dhe duke tërhequr vërejtjen se largimi i tij kërcënon stabilitetin e Izraelit dhe atë reajonal si dhe dhe rrezikon interesat afatgjate amerikane. Ndryshimet e djeshme në Egjipt do të sjellin një administratë të re dhe qeverisje ndryshe. Këto ndryshime mund të sjellin edhe një politikë më afirmuese rreth shtetësisë dhe pavarësisë së Kosovës

Ndryshimet e djeshme në Egjipt do të sjellin një administratë të re dhe qeverisje ndryshe.Këto ndryshime mund të sjellin edhe një politikë më afirmuese rreth shtetësisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Egjipti është një ndër shtetet kryesore arabe që jo vetëm që nuk e ka njohur por ka ndikuar edhe tek vendet e tjera që të mos e njohin pavarësinë e Kosovës.Hosni Mubarak dhe elita udhëheqëse egjiptiane kishte mbetur në mentalitetin e disa dekadave më parë të lëvizjes së të painkuadruarëve duke mos ju përshtatur realitetetve të reja. Beogradi mburrej me këtë qëndrim të regjimit të Kajros karshi Kosovës duke mos fshehur se vota egjiptiane bartte dhjetëra vota të tjera mohuese të vendeve anëtare të Konferencës së vendeve islamike. Ndryshimet e djeshme në Egjipt do të sjellin një administratë të re dhe qeverisje ndryshe.Këto ndryshime mund të sjellin edhe një politikë më afirmuese rreth shtetësisë dhe pavarësisë së Kosovës. Administrata amerikane dorëheqjen e Mubarakut e ka quajtur një moment i rëndësisë së veçantë në histori dhe ka bërë thirrje që tranzicioni të jetë një ndryshim i pakthyeshëm drejt demokracisë

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat