Ushtria e Egjiptit zotohet për demokraci

Bota

Ushtria e Egjiptit zotohet për demokraci

Më: 12 shkurt 2011 Në ora: 16:41

Udhëheqësia ushtarake e Egjiptit është zotuar se do t’iu përmbahet marrëveshjeve ndërkombëtare dhe se do të hapë rrugën drejt demokracisë, pas rrëzimit të presidentit Mubarak.

Këshilli i Lartë i Forcave të Armatosura tha se qeveria aktuale do të angazhohet për “një tranzicion paqësor të pushtetit tek një autoritet i zgjedhur”.

Ndërkohë, në sheshin Tahrir – që ishte epiqendër e kryengritjes popullore – ka nisur pastrimi. Banorët janë përfshirë në grumbullimin e mbeturinave, ndërsa ushtria ka hequr barrierat metalike dhe telat me gjemba.

Presidenti 83-vjeçar u largua nga pushteti pas 18 ditësh protesta kundër regjimit të tij.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat