Kriza bërthamore në Japoni arrin kulmin

Bota

Kriza bërthamore në Japoni arrin kulmin

Më: 12 prill 2011 Në ora: 08:26

Agjencia japoneze për siguri formalisht e ka rritur në shkallën maksimale, 7, nivelin e krizës bërthamore në centralin Daiçi në Fukushima. Niveli është i barabartë me atë në Çernobil në vitin 1986.

Sipas shkallës ndërkombëtare, incidentet e nivelit 7 janë ato me "lëshim të madh të materieve radioaktive me efekte të gjera ndaj shëndetit dhe mjedisit".

Vlerësohet se sasia e materieve radioaktive të lëshuara nga Fukushima është vetëm 10 për qind e asaj që u lëshua nga reaktori Çernobil në Ukrainë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat