Obama, popullaritet të lartë në Evropë

Bota

Obama, popullaritet të lartë në Evropë

Më: 10 shtator 2009 Në ora: 10:36

Berlin, Një anketë e re e opinionit publik tregon se është shtuar ndjeshëm mbështetja e evropianëve për vendimet e presidentit Barak Obama për politikën e jashtme. Anketa vjetore e organizatës ?Transatlantic Trends?, e kryer në qershor dhe korrik, arriti në përfundimin se 77 për qind e evropianëve mbështesin mënyrën se si Obama i ka trajtuar çështjet ndërkombëtare. Në një deklaratë të fondit gjerman Marshall, i cili mbështeti anketën, thuhet se mbështetja për presidentin shënon ndryshimin më të madh në historinë 8 vjeçare, që kur kanë filluar këto anketa. Por, anketat e opinionit tregojnë gjithashtu se popullariteti personal i presidentit nuk ka ndryshuar mosmarrëveshjet ndëratlantike lidhur me disa çështje të rëndësishme, përfshirë edhe luftën në Afganistan.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat