SHBA: Protesta në Uashington kundër reformës së kujdesit shëndetësor

Bota

SHBA: Protesta në Uashington kundër reformës së kujdesit shëndetësor

Më: 12 shtator 2009 Në ora: 20:26

Shtëpia e Bardhë dhe Kongresi po punojnë për të gjetur një kompromis për reformën në shëndetësi.

Në fjalimin e sotëm presidenti Obama tha se vendi ka patur një debat të gjatë dhe të rëndësishëm por tani është koha për zgjidhjen e çështjes. Zoti Obama tha se imigrantët e paligjshëm nuk do të marrin mbështetje nga qeveria për kujdes shëndetësor.

Republikanët kërkojnë që të gjithë të tregojnë dokumentacion të shtetësisë. Demokratët argumentojnë se kjo do të krijonte burokraci shtesë.

Ndërkohë mijëra konservatorë po zhvillojnë protesta sot në Uashingtoni. Shumë nga këto grupe filluan protesta muaj më parë kundër taksave dhe planeve për reformën në shëndetësi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat