Obama arriti në Japoni

Bota

Obama arriti në Japoni

Më: 13 nëntor 2009 Në ora: 13:10

Në Japoni zoti Obama do të mbajë një fjalim të rëndësishëm, ku pritet të theksojë se Shtetet e Bashkuara do të luajnë një rol më të madh diplomatik në këtë rajon.

Gjatë turneut të tij njëjavor zoti Obama do të vizitojë edhe Singaporin, Korenë e Jugut dhe Kinën.

Ai prite të përçojë mesazhin se Shtetet e Bashkuara janë kthyer sërish si lojtar në fushën diplomatike të shahut në këtë rajon.

Zoti Obama ka thënë se Azia nuk do të shihet më në prizmin e terrorizmit, që dominoi politikën e administratës së kaluar të presidentit Bush.

Fjalimi që zoti Obama do të mbajë në Tokio, shihet si ekuivalent i fjalimit që ai mbajti në Kajro për qasjen ndaj botës mylsimane dhe i fjalimit të Pragës për çështjen e mospërhapjes së armëve.

Me rëndësi do të jetë edhe vizita e tij në Kinë ku, përveç diskutimit të aspekteve ekonomike, zoti Obama shpreson që të sigurojë bashkëpunimin e autoriteteve kineze lidhur me programin bërthamor të Iranit dhe Koresë së Veriut.

Fuqizimi i Kinës po shihet me shqetësim nga fqinjët e saj në rajon.

Misioni i presidentit Obama është që t'i sigurojë mikëpritësit e tij në[tri vendet e tjera aziatike, pa ia shprehur hapur Pekinit, se Uashingtoni nuk e kosideron Kinën si një parnter solid për të ardhmen.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat