Ban: Tërmeti në Haiti, kriza më serioze humanitare në dekada

Bota

Ban: Tërmeti në Haiti, kriza më serioze humanitare në dekada

Më: 18 janar 2010 Në ora: 10:02

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun, tha se tërmeti në Haiti, i cili mori dhjetëra mijëra jetë, është “njëra nga krizat më të rënda humanitare në dekada”.

Gjatë një vizite në ishullin e skatërruar, Ban u bëri thirrje haitianëve të jenë më të durueshëm, ndërsa bashkësia ndërkombëtare po ndërmerr veprime për të dërguar ushqim dhe ndihma mjekësore.

Ban u zotua t’i përshpejtojë operacionet e shpëtimit dhe të përmirësojë koordinimin e ndihmave, duke shtuar se OKB-ja planifikon të nisë të ndajë ushqim për rreth dy milionë njerëz.

Gjatë qëndrimit të tij në Port-o-Prens, Ban gjithashtu i vizitoi gërmadhat e misionit të OKB-së, ku rreth 40 punonjës e humbën jetën nga shembja e ndërtesës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat