Lëkundje të tjera toke në Haiti - Bota Sot
Lëkundje të tjera toke në Haiti

Bota

Lëkundje të tjera toke në Haiti

Më: 20 janar 2010 Në ora: 15:32

Nuk ka njoftime për të lënduar apo viktima, por një korrespondent i BBC-së në qytet tha se njerëzit vrapuan përdrejt vendeve jashtë rrezikut dhe disa ndërtesa, tashmë të prekura nga tërmeti i mëparshëm, u rrëzuan.

OKB thotë se një total prej 121 personash janë nxjerrë deri më tani nga gërmadhat pas tërmetit të javës së shkuar.

Një nga personat më të fundit të shpëtuar ishte një grua e moshuar që u nxor nga rrënojat e një kishe në Port au Prince.

SHBA mbrohet përballë kritikave

Shtetet e Bashkuara kanë mbrojtur mënyrën se si po menaxhohen operacionet e ndihmës në aeroportin e kryeqytetit haitian.

Agjencitë e ndihmës dhe disa qeveritare janë ankuar për vonesa në dërgimin e avionëve me pajisje në ndihmë të të mbijetuarve të tërmetit të javës së kaluar, me prioritet fluturimet ushtarake.

Grupi Mjekët pa Kufij, thanë se personelit të tyre iu desh të blinte një sharrë në një supermarkatë vendase për të kryer operacion të prerje të gjymtyrëve të të plagosurve, për shkak se një prej avionëve të tyre ishte kthyer mbrapsht.

Por një komandant amerikan, gjenerali Douglas Fraser, tha se trupat e tij ishin duke bërë sa kishin mundësi për të çuar ndihmat në Hati sa më shpejt.

Ushtria amerikane thotë se aeroporti i kryeqytetit ishte duke përballuar tani 180 fluturime në ditë.

Rajiv Shah, administrator në Agjencinë amerikane për Zhvillimin Ndërkombëtar, USAID duke folur pas një takimi në Shtëpinë e Bardhë ai shpejgoi se ishte duke siguruar SHBA-ja ndihmën mjeksore:

"Ne po punojmë në koordinimin të afërt me një numër të madh donatorësh të huaj."

"Kemi ekipe të asistencës mjeksore për situata katastrofash. Po dërgojmë pajisje shëndetësore në një numër spitalesh që janë duke funksionuar".

"Ne jemi duke vënë në punë në mënyrë agresive të gjitha burimet që ekzistojnë për të siguruar që jemi duke ofruar shërbime shëndetësore më gjerësisht të gjithë sistemit shëndetësor atje," tha zoti Shah.

Të mbijetuarit

Amerikanët planifikojnë të fillojnë përdorimin e dy aeroporteve të tjera në Jakmel në Haiti dhe San Isidro në Republikën Domenikane.

Teksa vazhdojnë përpjekjet për të shpëtuar jetë pas tërmetit në Haiti, Komebet e Bashkuara thonë se ekipet deri tani kanë shpëtuar më shumë se 120 vetë nga rrënojat e ndërtesave të rrëzuara.

Një prej më të fundit ishte një grua gati 70 vjeçare, e cila u nxorr nga rrënojat e një kishe në Port-au-Prince.

Një tjetër e mbijetuar ishte një grua që kishte mbetur në rrënojat e një supermarkate.

Ajo u shpëtua nga ekipet turke dhe franceze. Pamje televizive e treguan atë duke qeshur e kënduar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...