Haiti: 111 000 të vdekur, përfundon kërkimi për të mbijetuarit - Bota Sot
Haiti: 111 000 të vdekur, përfundon kërkimi për të mbijetuarit

Bota

Haiti: 111 000 të vdekur, përfundon kërkimi për të mbijetuarit

Më: 23 janar 2010 Në ora: 12:46

Njëmbëdhjetë ditë pas tërmetit të rëndë, qeveria e Haitit e ka quajtur të përfunduar fazën e kërkimit të të mbijetuarve në gërmadha, bënë të ditur Kombet e Bashkuara. Sipas të dhënave 132 vetë janë nxjerrë nga gërmadhat të gjallë. Një 84 vjeçare dhe një i ri 22 vjeçar u nxorrën së fundi të gjallë nga rrënojat. Ata gjenden në gjendje kritike. 111 mijë vetë humbën jetën, 609 mijë kanë mbetur pa strehë. Kujdesi për ta është në qendër të përpjekjeve të ndërmarra nga Kombet e Bashkuara. Pas problemeve të fillimit, u arrit që ditën e premte të shpërndahen dy milionë racione ushqimesh. Gjatë një aktiviteti kulturor bamirës të transmetuar nga televizionet në gjithë botën, yjet amerikanë të Hollivudit dhe muzikantë mblodhën ndihma për viktimat e tërmetit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...