Ipeshkvi Ackermann: Kisha Katolike ka fshehur abuzimet

Bota

Ipeshkvi Ackermann: Kisha Katolike ka fshehur abuzimet

Më: 17 mars 2010 Në ora: 09:36

I ngarkuari i Kishës Katolike për zbardhjen e skandalit të abuzimeve në strukturat e kishës, ipeshkvi i Trier-it Stephan Ackermann, ka pranuar se në rastet e dhunës seksuale nuk është folur hapur. Atje ku ka munguar vullneti i vërtetë për zbardhjen e rasteve dhe autorët e abuzimeve janë transferuar nga një strukturë në tjetrën, janë bërë përpjekje për mbulimin e abuzimeve, tha Ackermann për gazetën "Rhein-Zeitung". Pesha e fajit sipas Ackermann, nuk duhet parë tek Kisha si institucion por tek autorët e abuzimeve dhe eprorët e tyre të drejtpërdrejtë. Ipeshkvi njoftoi se çështja e zhdëmtimit të viktimave do të sqarohet brenda këtij viti./dw/

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat