Rusët mbajnë zi për presidentin Lech Kaczynski

Bota

Rusët mbajnë zi për presidentin Lech Kaczynski

Më: 12 prill 2010 Në ora: 14:14

Presidenti rus, Dmitri Medvedev vendosi për shpalljen e ditës së zisë në vend.

Flamujt janë në gjysmë shtize dhe televizionet kanë anulluar të gjitha programet argëtuese.

Të afërmit e atyre që humbën jetën në rrëzimin e avionit ndodhen në kryeqytetin rus për të identifikuar trupat e të afërmve të tyre.

Rusët janë prekur shumë nga kjo tragjedi e jashtëzakonshme, tufa të panumërta lulesh janë vendosur jashtë ambasadës polake në kryeqytetin e vendit.

Një tregues që flet për pajtimin e Varshavës dhe Moskës, është fakti që televizioni rus ka shfaqur në një orë shumë të ndjekur të ditës një film polak që tregon për masakrën e Katinit ku oficerë polakë u vranë nga trupat sovjetike më 1940.

Presidenti i Polonisë dhe delegacioni i tij ishte nisur për të shënuar përvjetorin e 70 të masakrës, kur ndodhi aksidenti.

Ky është një nga treguesit se si ndoshta tragjedia e së shtunës mund të ndihmojë Rusinë dhe Poloninë t'i japin fund armiqësisë që ka karakterizuar marrëdhëniet e tyre për një kohë të gjatë.

Përveç kësaj, fakti që kryeministri rus është në krye të hetimit dhe shfaqja e filmit polak për Katinin, tregon se qeveria ruse është e përgatitur që të tregojë se çfarë ndodhi 70 vjet më parë.

Në Poloni, trupit të presidentit polak, do t'i bëhen homazhe përpara varrimit që pritet të bëhet ditën e shtunë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat