Poloni: Kaczynski do të varroset të dielën

Bota

Poloni: Kaczynski do të varroset të dielën

Më: 14 prill 2010 Në ora: 18:38

Katër ditë pas rrëzimit të avionit polak në Rusi, deri tani janë identifikuar 64 nga 96 viktimat, kumtuan autoritetet ruse. Ndër viktimat ishte edhe presidenti i Polonisë Lech Kaczynski dhe gruaja e tij Maria, të cilët do të varrosen të dielën në Krakov. Në ceremoninë e varrimit do të marrin pjesë edhe shumë burrështetas dhe kryeministra, ndër të cilët edhe presidenti gjerman Horst Köhler, kancelarja Angela Merkel dhe presidenti amerikan, Barack Obama.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat