Ceremoni e përmotshme për viktimat e avionit të rrëzuar në Smolensk

Bota

Ceremoni e përmotshme për viktimat e avionit të rrëzuar në Smolensk

Më: 17 prill 2010 Në ora: 09:13

Një javë pas vdekjes së Presidentit Lech Kaczynski, qytetarët e Polonisë do t`i japin lamtumirën e fundit kreut të tyre të shtetit. Në ceremoninë e varrimit të 96 viktimave të avionit të rrëzuar në Smolensk, priten të marrin pjesë qindra mijëra vetë të mbledhur përreth Sheshit - Pilsudski në Varshavë. Të dielën Kaczynski dhe gruaja e tij do të varrosen në katedralen Wawel, në Krakau. Ceremonia mortore do të bëhet siç ishte planifikuar, megjithë kufizimet e fluturimeve në Evropë nga retë e hirit. Mësohet se do të ketë shumë të ftuar nga shtetet të ndryshme të botës, në mesin e të cilëve, edhe Presidenti amerikan Barck Obama dhe kancelarja Angela Merkel.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat