Avionët e shoqërisë ajrore KLM ngjiten në lartësi 10.000 m për fluturim – nuk ka dëme

Bota

Avionët e shoqërisë ajrore KLM ngjiten në lartësi 10.000 m për fluturim – nuk ka dëme

Më: 18 prill 2010 Në ora: 10:06

Pas anulimit të 36.000 fluturimeve për arsye të resë gjigante të vullkanit mbi Evropë sa vjen e shtohet pakënaqësia në lidhje me bllokimin e hapësirës ajrore. Kryetari i kryesisë së shoqërisë Air Berlin Joachim Hunold si dhe Lufthansa Gjermane, KLM holandez dhe Austrian Airlines dyshojnë që reja e hirit nga Islanda të përbëjë ende rrezik për qarkullimin ajror. Ata kritikojnë se mbyllja e hapësirës ajrore u krye vetëm mbi bazën e të dhënave të një simulimi në kompjuter. Sipas të dhënave të zëdhënësit të Lufthansës Klaus Walther 10 avionë të mëdhenj të sipërmarrjes fluturuan dje nga Mynihu në Frankfurt. Avionët u kthyen të padëmtuar prej lartësisë 8.000 metra, tha ai. Madje avionë të KLM-it u ngjitën për qëllime provash në lartësinë e lejuar të fluturimit prej 10.000 deri 13.000 metrash. Edhe këtu nuk pati dëmtime sipas të dhënave të një zëdhënësi. Shumica e vendeve evropiane e zgjatën dje bllokimin e hapësirës ajrore deri sot në mesditë. Njëherë për njëherë në Gjermani avionët nuk mund të ngrihen dhe as të ulen deri në orën 18:00.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat