Trafiku ajror në Evropë vazhdon të jetë i paralizuar - Bota Sot
Trafiku ajror në Evropë vazhdon të jetë i paralizuar

Bota

Trafiku ajror në Evropë vazhdon të jetë i paralizuar

Më: 18 prill 2010 Në ora: 11:04

Trafiku ajror në pjesën më të madhe të Evropës, është i paralizuar për të katërtën ditë me radhë, për shkak të mjegullës masive të hirit vullkanik nga Islanda.

Raportohet se gjatë ditës së djeshme janë anuluar afro 17 mijë fluturime, ose 75% e të gjitha fluturimeve evropiane.

Parashikohet se situatë e njejtë do të jetë edhe sot.

Kompanitë ajrore të Holandës dhe të Gjermanisë kanë bërë fluturime provuese në hapësirat e prekura dhe thonë se të gjitha ato dukeshin normale.

Kompania Lufthanza njoftoi se do të kërkoj nga autoritetet e aviacionit lejmin e disa shërbimeve ditën e hënë.

Kompanitë ajrore po i humbin nga 200 milionë dollarë në ditë, ndërsa dhjetëra mijëra pasagjerë po kërkojnë mënyra alternative të udhëtimit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...