KE: Barroso kërkon hetime për krizën e fluturimeve

Bota

KE: Barroso kërkon hetime për krizën e fluturimeve

Më: 18 prill 2010 Në ora: 16:02

Presidenti i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barroso, sot, nëpërmjet një kumtese, ka kërkuar hetime lidhur me humbjet e ekonomive të Bashkimit Evropian, në vlerë prej miliarda dollarësh, derisa trafiku ajror evropian, mbetet i paralizuar nga mjegulla e hirit vullkanik, që po përhapet nga Islanda.

Ky është bllokimi më i madh i hapësirës ajrore prej sulmeve kundër Shteteve të Bashkuara, më 11 shtator 2001.

Raportohet se kompanitë ajrore humbin nga 200 milionë dollarë në ditë, derisa dhjetëra mijëra pasagjerë po kërkojnë mënyra alternative të udhëtimit.

Agjencia evropiane për kontrollin e aviacionit raportoi se vetëm 4 mijë fluturime priten sot, kryesisht në vendet e Ballkanit, në Greqi dhe Turqi, krahasuar me numrin e fluturimeve që është 24 mijë, në kushtet normale.

Sipas agjencisë, 63 mijë fluturime janë anuluar në hapësirën ajrore evropiane prej të enjtes.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat