Rritet numri i viktimave në Pakistan

Bota

Rritet numri i viktimave në Pakistan

Më: 14 gusht 2010 Në ora: 14:21

Organizata e Kombeve të Bashkuara ditë më parë raportoi se përmbytjet e këtij viti në Pakistan ishin më të tmerrshmet e këtyre 80 viteve të fundit dhe se 14 milion njerëz ishin prekur prej tyre, numri i të vdekurve ishte 1 600.

Njoftimi se numri i viltimave të përmbytjeve është edhe më i madh u bë nga kryeministri Yousuf Raza Gilani në një fjalim që mbajti për Festën e Pavarësisë.

Pakistani sot feston 63 vjetorin e pavarësisë nga Britania e Madhe. Festimet nuk do të jenë aq të mëdha sa në vitet e tjera.

Ai tha se ende ka mjaft viktima tek të cilat ndihma humanitare nuk ka mundur të depërtojë por qeveria 'nuk do të linte gur pa lëvizur' deri sa të arrite tek ta.

Zyrtarë të lartë pakistanezë më parë kritikuan atë që ata e quajtën 'një reagim i ngadaltë' i comunitetit ndërkombëtar për katastrofën në Pakistan.

Agjensitë e ndihmës humanitare kanë bërë paraljamërime të reja për problemt e shëndetit si pasojë e mungesës së ujit të pastër. Është raportuar një rast më kolerë.

Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon pritet të vizitojë vendin gjatë fundjavës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat