Klinton dhe gjeneralët kërkojnë anulimin e djegies së Kuranit - Bota Sot
Klinton dhe gjeneralët kërkojnë anulimin e djegies së Kuranit

Bota

Klinton dhe gjeneralët kërkojnë anulimin e djegies së Kuranit

Më: 9 shtator 2010 Në ora: 10:18

Departamenti amerikan i shtetit i ka urdhëruar Ambasadat e Shteteve të Bashkuara në mbarë botën, që t’i vlerësojnë masat e sigurisë, para planeve për djegien e kopjeve të Kuranit, nga një Kishë e panjohur në Florida, këtë të shtunë, më 11 shtator.

Por, mbështetësit e kësaj Kishte të krishterë, deri tash, i kanë refuzuar thirrjet nga sekretarja amerikane e shtetit, Hilari Klinton, dhe komandantët e lartë ushtarakë amerikanë, për t’i anuluar planet për djegie, për ta shënuar 9 vjetorin e sulmeve terroriste kundër Shteteve të Bashkuara, më 11 shtator 2001.

Zyrtarët amerikanë thanë se janë të shqetësuar se djegia e tillë do t’i nxisë ndjenjat anti-amerikane, e veçanërisht në mesin e arabëve dhe myslimanëve të tjerë, dhe kjo do t’i vë në rrezik trupat, diplomatët dhe turistët e Shteteve të Bashkuara.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat