Pastori Terry ka anuluar planin e tij për të djegur Kuranin

Bota

Pastori Terry ka anuluar planin e tij për të djegur Kuranin

Më: 10 shtator 2010 Në ora: 02:52

Udhëheqësi i një kishe të vogël amerikane ka anuluar planin e tij për të djegur kopje të Kuranit në përvjetorin e nëntë të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.

Pastori Terry Jones tha të enjten se e kishte anuluar protestën sepse kishte arritur një marrëveshje me udhëheqësit mysliman për të ndryshuar vendin e ndërtimit të një qendre islamike dhe një xhamie të planifikuar për tu ndërtuar pranë vendit ku ndodhën sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 në New York.

Megjithatë, një deklaratë nga klerikët që drejtojnë projektin e qendrës kulturore islamike në New York, thotë se nuk ka marrëveshje për të ndryshuar vendin e ndërtimit. Imami Feisal Abdul Rauf tha se ishte habitur nga njoftimi i pastorit Jones dhe se nuk do të ketë shkëmbime.

Një klerik mysliman i cili u shfaq me pastorin Jones në Florida, imami Muhammad Musri, tha se do të shkonte me zotin Jones në New York të shtunën për të diskutuar mbi ndryshimin e vendit të ndërtimit të qendrës. Imami Musri tha se kishte rregulluar një takim trepalësh mes tij, imam Raufit dhe pastorit Jones, por se nuk kishte marrë ndonjë siguri se do të ndryshojnë planet për ndërtimin e qendrës.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gates i telefonoi të enjten pastorit Jones dhe i kërkoi atij që të mos vazhdonte me planet për djegien e Kuranit, duke i thënë pastorit se plani i tij mund të vinte në rrezik jetët e ushtarëve amerikanë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat