SHBA: Dy klerikë në Tensesi dogjën kopje nga Kurani

Bota

SHBA: Dy klerikë në Tensesi dogjën kopje nga Kurani

Më: 12 shtator 2010 Në ora: 15:24

Dy klerikë amerikanë nga shteti federal Tenesi dje dogjën nga një kopje nga Kurani.

Pastori evangjelist Bob Old edhe një klerik në oborrin Old dogjën dy kopje nga libri i shenjtë mysliman.

Në demonstratat e djeshme në Nju-Jork për shkak të ndërtimit të xhamisë në afërsi të ish-Qendrës Botërore Tregtare një nga pjesëmarrësit në protestë grisi disa faqe nga Kurani dhe i dogji. Edhe demonstrues të tjerë grisën faqe nga Kurani.

Djegja e Kuranit ndodhi edhe përkundër asaj që pastori i kishës nga Florida, Teri Xhouns hoqi dorë nga planet që ta djegë Kuranin me rastin e nëntë vjetorit të sulmeve më 11 shtator të vitit 2001.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat