Hartohet projekti për Apoloninë - Bota Sot
Hartohet projekti për Apoloninë

Kultura

Hartohet projekti për Apoloninë

Më: 19 shkurt 2011 Në ora: 14:16

Statujat e epokës romake, që i përkasin shekullit II dhe III të erës sonë, të parkut antik Apolonisë, vazhdojnë të rrezikojnë dëmtimin nga kushtet atmosferike. Statujat qëndrojnë të grumbulluara në një nga ballkonet e dukshme të mjediseve të ekspozuara me kushtet atmosferike të muzeut. Në fakt, një projekt tashmë është hartuar për investim në Muzeun Arkeologjik, që kap vlerën diku te 600 mijë euro. Institucionet shqiptare parashikojnë ndërhyrje kapitale në Muzeun Arkeologjik. Një vend të rëndësishëm në këtë projekt zënë punimet për ndërhyrjen në bazamentin e themeleve dhe mureve. Kjo shihet si e vetmja mundësi për ruajtjen dhe rikthimin e vlerave historike dhe kulturore të statujave të parkut. Ndërsa mediat shqiptare kanë njoftuar se në një vizitë të tijën në Apoloni, ministri i Kulturës së Shqipërisë, Ferdinand Xhaferaj garantoi përfundimin e rikonstruksionit të Muzeut Arkeologjik në një kohë të shkurtër dhe rihapjen e tij për një kohë të shkurtër.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...