Mesazhe nga “shqiptarët” antikë - Bota Sot
Mesazhe nga “shqiptarët” antikë

Kultura

Mesazhe nga “shqiptarët” antikë

Më: 8 shtator 2010 Në ora: 21:36

Gjurmë të qytetërimeve të hershme, fragmente të ndryshme të historisë nga periudha e lashtësisë, antikitetit, mesjetës e më vonë, vijojnë të pasohen me zbulime të reja. Së fundmi ka pasur një intensitet të lartë të zbulimeve arkeologjike nga nëntoka e po aq të rëndësishme kanë qenë edhe ato nga bota nënujore. Të gjitha këto gjetje, trokasin fort në kureshtjen e pjesës që ende nuk njohim nga e shkuara e trojeve tona.

“Kemi një intensitet të kënaqshëm dhe kjo u konkretizua me gërmimët në kanalin e Apollonisë. Këtë vit patëm fatin dhe gjetëm 2 bustet, të fëmrës dhe mashkullit si dhe një këmbë bronxi. Kjo e rrit edhe më shumë interesimin tonë në zonë”, shprehet doktori i shkencave të arkeologjisë, Altin Skënderaj.

Zbulimi i bustit të aristokratit qe një gjetje e cila shënon një fazë të rëndësishme për gjurmët tona arkeologjike nën sipërfaqjen e Apollonisë. Zbulimi i rrallë u bë gjatë punës së gërmimeve për kanalin lidhës midis dy zonave të antikitetit në sektorin e vilave romake. “Këto ishin banesa të aristokratëve që kishin kushte për të zbukuruar shtëpitë me buste të tilla. Dhe aq e pasur është Apollonia, sa femra u gjet në pjesën e murit të një banese. Objekte të tilla është shumë e vështirë të gjenden, por zbulimet e fundit hodhën poshtë mitin që një skulpturë e tillë të mund të gjendet një në 50 vjet”, shton Altini.

Po aq intrigant paraqitet edhe aktiviteti arkeologjik i fshehur i ujërave shqiptare të Jonit dhe Adriatikut. Zbulimet e fundit të ndërmarra përmes dy projekeve kombëtare, kanë sjellë dëshmi të rralla e mjaft të të rëndësishme historike. Adrian Anastasi, ekspert i arkeologjisë nënujore tregon se Shqipëria është nga vendet me pasuri të rralla arkeologjike. “Eshtë mbi mesataren mesdhetare. Eshtë një bregdet me potenciale të larta të historisë nënujore. rezultat i dy projekteve kombëtare. Plus gjetja e spirancës 2 mijë vjecare është gjetur në bashkëpunim me peshkatarët. 2 projektet për skanimin e dhe krijimin e hartave detare kanë gjetur një anije transporti e Luftës II Botërore dhe dy të tjera të shek XIII-XIV”, thekson Anastasi.

Pasuritë arkeologjike nuk i mungojnë as nëntokës, por pavarëisht etjes dhe kureshtjes së madhe për të gërmuar nën të, vullneti nuk mjafton për t’i nxjerrë në dritë. “Nëntoka shqiptare është shumë e pasur me monumente, por e kemi shumë të vështirë t’i gërmojmë e për më tepër t’i ruajmë ato”, nënvizon Altin Skënderaj. Pavarësisht përmasave të pamata të rrenjosura në thellsitë detare, krenaria zbehet përballë pasigurisë së kësaj pasurie kombëtare. “Bregdeti vidhet në mënyrë sistematike. Është si të thuash, një ndërhyrje në kodin gjenetik të Shqipërisë. Eshte një pjesë me të cilën jo që krenohemi, por mund ta përdorim si pasaportë që nuk besoj se do të refuzohet”, vë në dukje eksperti Anastasi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...