Agnesa do të adoptojë një fëmijë në Haiti

Mediale Vip

Agnesa do të adoptojë një fëmijë në Haiti

Më: 19 janar 2010 Në ora: 15:02

Agnesa Vuthaj planifikon të adoptojë një fëmijë nga Haiti, i goditur nga tërmeti katastrofal. E tronditur nga katastrofa që ka goditur shtetin karibian, Vuthaj në një emision televiziv në Shqipëri ka treguar hapur vendimin e saj për të adoptuar një fëmijë në Haiti. Ideja i ka ardhur pa u menduar fare. Ajo s’është më vetëm një femër e bukur, e sinqertë por dhe e guximshme. Agnesa ka vendosur të provojë dhe ta zbërthejë vetveten duke marrë përmbi vete një përgjegjësi të cilën ajo beson se do t’ia dalë pasi e ka vendosur me shpirt dhe do të përkushtohet deri në maksimum. Besojmë që fëmija do të jetë shumë fatlum, të jetë në duart e Agnesës, sepse gjithçka që bëhet me dashuri të ngjall dëshirën për të eksploruar ndjenjat nëpërmjet jetës me ato mundësi që ajo të ofron.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat