“Pushtimi” i LDK-së nga të tjerët

Opinione

“Pushtimi” i LDK-së nga të tjerët

Nga: Kastriot Shehdadi Më: 7 nëntor 2010 Në ora: 11:47

“Pushtim” për ta ligësuar, për ta varësuar apo edhe definitivisht për ta mposhtur atëherë kur sovrani të hudh votën në ditën e përcaktuar në saje të ndërhyrjeve me taktizime politike!Synim i tillë dhe goxha i arrirë ka qenë ndaj LDK-së prej partive rivale ,qoftë ky pushtim, me apo pa thonjëza, “nga brenda apo nga jashtë”! Por, LDK-ja është gjendur e pushtuar dhe e parapushtuar edhe nga ambiciozët përbrenda me të drejten e tyre demokratike pavarësisht parimeve apo joparimeve, metodave dhe mënyrave, të pranueshme apo jo deri në shpërfillje! Kuvendi i fundit zgjedhor përkundër deklarimeve paksa politike të dy ish rivalëve, Sejdiut dhe Dacit, se do pranojnë rezultatin e zgjedhjeve doli të ishte ashtu sikurse llogaritej-përçarje me rezultat ndasinë dhe pos humbjen e votave edhe humbjen e kredibilitetit! Ndaj, LDK-istë të konsiderueshëm në bazë, numër i konsiderueshëm qytetarësh me përcaktim LDK nuj u ndjen të tillë dhe pakënaqësinë e shprehën, ata më idealistë, me bojkot zgjedhjesh! Doli të jetë edhe LDK-ja kundër LDK-së dhe për këtë konsideroj pikërisht për shkak të mospërfilljes së bazës por vetëm përfilljes së rreshtimeve në krye, pro et contra, kjo e fundit më pak por jo më pak e dëmshme! Iku dhe siç ndodh në zhargonin tonë politik, bashkëpunëtori i deridjeshëm akuzohet jo për të djeshmen por në retrospektivë, atëherë kur të buzëqeshur dhe superior krijonin imazhin medial! LDK-ja, para së dielës së 7 nëntorit pati dhe sfidat tjera me kandidatuara të shprehura, me listë alternative, me kërkesa zyrtare të degëve dhe jo zyrtare të ldk-istëve të përfilshëm dhe të papërfillshëm në bazë! Papërfillshmëria si përcaktim, mendoj se LDK-së do t’i sillte prapë minuse në numra! Përgjegjësi nuk mbahet aq për rënie, tashmë e treguar dhe e konfirmuar kjo sidomos kur ndokush banalizonte “kthehuni në shtëpi”, që jo rralë kuptohej si mesazh “aty ku mund të rrini të varur dhe ku mund tu shkaktojmë aritmi apo edhe astmë me superioritetin tonë në emër të proceseve politike që ju, të tjerët nuk i kuptoni”! Kjo varshmëri deri në shkallët tekanjoze e kërkuar ishte e padrejtë, porse edhe ofenduese shpesh deri në depresion!Për këtë të diel, LDK-ja ka një shansë dhe ajo e vetmja është që të pushtohet, pa thonjëza, nga elektorati, jo nga politikat interne grupore për të arrirë interesat e atyre që abuzojnë me anëtarësi dhe simpatizantë deri me nepotizmin e tyre, bizneset dhe përfitimet tjera! Ndaj duke vështruar qëndrimin e elektoratit LDK dhe kërkesat e tyre të shprehura dhe të pashprehura për më shumë se një kandidaturë, për një individualitet që e shohin si unfikues, të paktën tani për tani shikuar me dioptrinë reale jo vetëm të ldk-istëve, shkurt, të dielën LDK-në përfundimisht duhet ta pushtojë elektorati! Vullneti i tyre!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat