Raporti shpifës i një “shërbëtori” të Beogradit

Opinione

Raporti shpifës i një “shërbëtori” të Beogradit

Nga: Shkruan: Besnik Rama Më: 14 janar 2011 Në ora: 10:33

Kombi ynë shqiptar (jo në pak raste) ndodhet nën trysninë e më të mëdhenjve, edhe pse nuk është një vullnet politik i forcave të mëdha, zhurma mediatike është shumë e ndjeshme. I ndjeshëm është edhe temperamenti i një ballkanasi, e veçmas i një shqiptari. Ai nuk i duron asnjëherë thirrjet dhe ulërimat drejtuara kundra tij, ashtu siç është munduar e përpjekur në historinë e tij të kundërshtojë vendimet e fuqive të mëdha të cilat kanë qenë historikisht të padrejta dhe në kurriz të trojeve tona, megjithëse duket që SHBA dhe Evropa po korrigjojnë gabimet e tyre të kaluara, deri në njëfarë mase. Pas pavarësisë së Kosovës, hyrjes në NATO dhe liberalizimit të vizave me Shqipërinë dhe Bosnjen, mund të themi që SHBA është PRO një Rajoni në kufinjtë normalë të saj, ku pjesa më e madhe janë toka shqiptare.

Ndërsa, Dick Marty është “kushtruesi” i cili edhe pse nuk mund të di ose të paktën nuk ka provuar kënaqësinë e dhënies së një kushtrimi si këto të maleve tona, ai (pa)dashje dha kujën se gjoja Hashim Thaçi dhe UÇK-ja paskan shitur organet e njerëzve. Gjithashtu, në këtë trafik është përfshirë edhe qeveria shqiptare. Ndër të tjera, Dick Marty ofendon ashpër shqiptarët duke i quajtur njerëz të ulët dhe trafikant. I shkreti Marty! I gjori Dick!

Shqipëtarët dhe shqiptaret duhet ta kenë të qartë se Dick Marty nuk e do kombin shqiptar, madje ai është munduar me mekanizmat e tij të përgatitur nga Beogradi zyrtar të pengojë Pavarësinë e Kosovës, por edhe të flasë me nota pesimiste për liberalizimin e vizave të vendeve të BE me Shqipërinë. Ai duke akuzuar liderët shqiptar, dëshiron të deligjitimojë besimin që populli kosovar i dha qeverisë aktuale të drejtuar nga Hashim Thaçi. Por, klasa politike kosovare ashtu siç ka qëndruar e palëkundur në arritjet e deritanishme, ashtu duhet të ballafaqohet në bllok politik kundër shpifësit të autorizuar me direktiva nga Moska dhe Beogradi, që mban mbi supe emrin e një paragjykuesi-diskriminues, Dick Marty.

Dick Marty ndodhet përballë kombit shqiptar, ku pretendon që direktivat e marra nga Beogradi t’i realizojë në mënyrë që të pështjellojë situatën mjaft të mirë që po kalon populli shqiptar kudo në trevat e tij etnike. Dick Marty thuri ato pallavra për të penguar ecurinë e integrimit europian edhe të shtetit të Kosovës, pasi me Rep. e Shqipërisë nuk ia arriti një qëllimi të tillë. Ky person, dëshiron të krijojë destabilitet në Ballkan dhe Rajon e më gjerë. Ta dijë mirë Evropa mbarë, se ne jemi gjithë shqiptarë! Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnja, Greqia, por edhe Serbia e Kroacia kanë aq shqiptarë, sa mund ta “tundin-shkundin” raportuesin zviceran të përgatitur nga manovrat “millosheviçjane”.

Së fundmi, shqiptarët duhet të qëndrojnë të qetë, pasi e kaluara ka vërtetuar që njerëz të tillë dashakeq ka pasur plot e përplot, por kryesorja është që ne i kemi kaluar këto momente që të tjerëve t’u mos ia bëjmë qejfin duke i dhënë vëmendje të madhe një situate të tillë, pasi Dick-u “dik i gjorë” mbetet, ndërsa integrimi i shqiptarëve do përparojë gjithnjë përpara. Kjo nuk është vetëm një thirrje për qetësi e maturi, kjo nuk është vetëm një deklaratë publike për miqtë dhe dashamirësit e gazetës atdhetare Nacional Albania, por është një analizë që del nga historia e këtij kombi dhe nga arritjet e viteve të fundit.

Behxhet Pacolli e dha deklaratën e tij kushtruese, tashmë mbetet reagimi nga Tirana zyrtare. Është pikërisht, kjo e fundit që do të mbledhë mbarë liderët shqiptarë. Maqedonia dhe Gruevksi, duke zbutur gjuhën themi që janë të përdalë, por me plot gojën them në emër të nacionalistëve shqiptarë që Gruevski është një kurv rrugash, e cila dëmton çdo ditë shoqërinë dhe ngrohtësinë e përmirësimit të imazhit shqiptar. Sot, ne kemi nevojë edhe për mbështetjen e tij, por ai mbetet sllav i egër dhe dashakeq ndaj këtij kombi autoktonë, ndoshta edhe më keq se Dick Marty.

P.S. – Autori është kryeredaktor dhe botues i gazetës Nacional Albania

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat