Sulmohet më armë zjarri roja e pyjeve

Financa

Sulmohet më armë zjarri roja e pyjeve

Nga: Demush Zefi, BOTA SOT Më: 18 mars 2009 Në ora: 15:46

Një person është arrestuar për shkak se ndaj rojës së pyjeve në këtë lokalitet ka shtënë më armë me qëllim që të mos kapet dhe identifikohet, tha zëdhënësi i policisë në Ferizaj, Bexhet Krasniqi. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së mërkures, në fshatin Burrnik, ndërsa i dyshimtë është F.P. 32 vjeç, i cili nga roja e pyllit është gjetur duke prer dru dhe në vend se të tregojë identitetin dhe t’i përgjigjet veprës se kryer, ka shtënë më armë zjarri në drejti të rojes. Policia e ka arrestuar të dyshimtin F.P. 32 vjeç, i cili me urdhër të Prokurorisë Publike Komunale është dërguar në mbajtje.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat