ICTY: Vendimi për Haradinaj jepet në nëntor - Bota Sot
ICTY: Vendimi për Haradinaj jepet në nëntor

Kosova

ICTY: Vendimi për Haradinaj jepet në nëntor

Më: 27 gusht 2012 Në ora: 18:09

Tribunali i Hagës, ICTY, pritet të japë vendimin përfundimtar në gjyqin e ish-komandantit të UÇK-së, Ramush Haradinaj, në nëntor.
Tribunali i Hagës e akuzoi në vitin 2005, Haradinajn, i cili për një kohë të shkurtër ka qenë kryeministër i Kosovës, dhe dy luftëtarë të tjerë të UÇK-së, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj, se kanë marrë pjesë në një ndërmarrje të përbashkët kriminale, qëllimi i të cilës ishte të merrnin kontrollin e Kosovës, me akte çnjerëzore ndaj civilëve serbë në kampin e burgimit në Jablanicë.
“Data e saktë e vendimit nuk është deklaruar ende... Por pritet të jepet në nëntor të vitit 2012”, tha zyra e informimit të ICTY-së për Gazetën Jeta në Kosovë.
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK, për zonën e Dukagjinit, Haradinaj, u lirua përkohësisht në mes të korrikut në pritje të vendimit përfundimtar në rigjykimin e tij në Tribunalin e Hagës, pasi gjykata përfundoi me seancat dëgjimore në rastin Haradinaj et al, më 27 qershor.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...