Feith vazhdon bisedimet me liderët e vendit për protokollin - Bota Sot
Feith vazhdon bisedimet me liderët e vendit për protokollin

Kosova

Feith vazhdon bisedimet me liderët e vendit për protokollin

Më: 7 shtator 2009 Në ora: 14:27

Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar në Kosovë Piter Fajth vazhdon edhe sot bisedimet me presidentin Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaçi, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje të përbashkët rreth protokollit të shumëpërfolur. Pritet që z. Feith të përshkruajë protokollin si një marrëveshje teknike, pa konotacione politike, dhe si të tillë t’ua kërkojë pëlqimin liderëve kosovarë.

Presidenti Sejdiu dhe kryeministri Thaçi do të kenë pak kohë të mendojnë dhe të japin një përgjigje për këtë marrëveshje. Nënshkrimi i protokollit për bashkëpunim ndërpolicor në mes EULEX-it dhe Serbisë, është mbështetur nga të gjitha vendet anëtare të BE-së dhe nga përfaqësues të vendeve të Kuintit.

Tani po diskutohet rreth protokollit për bashkëpunim ndërpolicor me Serbinë, por po thuhet se më vonë do të nënshkruhen protokolle edhe për doganat dhe gjyqësinë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...