Ekskluzive: Ja çfarë përmban protokoli për bashkëpunim policor EULEX-Serbi

Kosova

Ekskluzive: Ja çfarë përmban protokoli për bashkëpunim policor EULEX-Serbi

Më: 8 shtator 2009 Në ora: 13:34

Mes Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë dhe EULEX-it (pjesëmarrësit) mbi bashkëpunimin policor dhe çështjet e ndërlidhura mbi hetimet e krimit të organizuar, ndërkufitar/ kufitar dhe formave të tjera të veprimeve ilegale.

Pjesëmarrësit njohin nevojën për një bashkëpunim të vazhdueshëm në luftën kundër aktiviteteve të paligjshme.

Pjesëmarrësit kanë parasysh nevojën për shkëmbim të informacionit për të fuqizuar bashkëpunimin dhe efektivitetin e mekanizmave hetues në kuadrat e tyre respektive ligjore.

Pjesëmarrësit njohin nevojën për procesin e luftës efikase kundër krimit, duke përfshirë trafikimin e njerëzve, kalimin ilegal të kufijve, kontrabandën e drogave dhe formave të tjera të krimit të ndërlidhura me sigurinë dhe rendin publik, sa më gjithëpërfshirëse që të jetë e mundur.

Pjesëmarrësit bien dakord të bashkëpunojnë në bazë të Rezolutës 1244 (1999) të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, dhe në bazë të Veprimit të bashkuar të Këshillit të BE 2008124 CFSP, duke iu referuar Raportit të sekretarit gjeneral të UNMIK-ut në 24 nëntor 2008 (S2008692).

Pjesëmarrësit me këtë pranojnë të themelojnë mekanizmat nën këtë kuadër, me qëllim shkëmbimin e informacionit që është ose mund të jetë i një rëndësie mbi hetimet, përforcimin dhe aktivitetet e tjera të fuqizimit ligjor, në zonat e tyre respektive të përgjegjësisë.

Qëllimi i bashkëpunimit

Pjesëmarrësit do të:

Asistojnë njëri-tjetrin në kontrollin e bashkëpunimit mbi çështjet e ndërlidhura me çdo lloj aktiviteti të dëmshëm, kriminal apo të ngjashëm joligjor në vijën kufitare mes zonave të tyre respektive të përgjegjësisë;

Do të informojnë njeri-tjetrin mbi ligjet relevante, rregullat, dhe çdo informacion relevant për parandalimin e aktiviteteve të dëmshme, si të aplikuara në zonat e tyre respektive të përgjegjësisë;

Do të informojnë njëri-tjetrin mbi çdo veprim, zhvillim apo ngjarje relevante për forcimin e ligjit si të ndërlidhur me aktivitetet e kalimit kufitar/kufijve dhe çdo aktiviteti tjetër të dëmshëm.

E gjithë asistenca e ofruar nga pjesëmarrësit në kuadër të këtij protokolli, duke përfshirë edhe bashkëpunimin me autoritetet relevante, do të drejtohet sipas dhe ne kohëzgjatjen e lejuar nga ligjet respektive të aplikueshme, dhe brenda limiteve të kompetencave, aftësive dhe burimeve të tyre.

Mënyrat e bashkëpunimit

Pjesëmarrësit do të shkëmbejnë informacione relevante për implementimin e këtij protokolli në anekset e këtij protokolli, siç vijon:

Shkëmbim të rregullt të informacioneve operacionale të ndërlidhura, mbi baza periodike. Takime të rregullta në nivel stacioni do të mbahen në baza javore, takimet në nivel rajonal do të mbahen në baza mujore dhe takimet në nivel qendror do të mbahen në baza tremujore ose më shpesh nëse është e nevojshme

Shkëmbim të menjëhershëm të informacionit të kërkuar si urgjent apo me domethënie të veçantë sipas qëllimeve të këtij protokolli, duke përfshirë edhe rezultatet e operacioneve, si relevante për implementimin e këtij protokolli

Listën e kontakteve, numrat e telefonit, faksit dhe adresat e email-eve të të gjithë pikave pjesëmarrëse të kontaktit, ose zyrave të pjesëmarrësit që mundësojnë shkëmbimin e informacionit siç është listuar në aneksin 1 të këtij protokolli

Kjo listë do të specifikojë pikat e kontaktit dhe proceduarat e shkëmbimit të informacionit urgjent. Pjesëmarrësit do të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar disponueshmërinë e vazhdueshme të këtij mekanizmi, si dhe të informojë menjëherë palën tjetër mbi ndryshimet në këtë listë.

Brenda kontekstit të bashkëpunimit policor, pjesëmarrësit do të lehtësojnë kërkesat e tjera për informacionet specifike që lidhen me qëllimet e këtij protokolli duke filluar nga trafiku i kalimit të kufijve / dhe aktivitetet e tjera ne kohëzgjatjen e lejuar nga provizionet e paragrafit të artikullit. I paragrafi 2 i këtij protokolli.

Përdorimi i informacionit dhe dokumenteve

Pjesëmarrësit pranojnë që çdo informacion, të dhëna dhe dokumente të marra në kuadër të këtij protokolli do të përdoren vetëm për qëllimet e lejuara dhe brenda ndalesave të vendosura nga ky protokoll. Asnjë prej pjesëmarrëseve nuk do të publikojnë këto informacione, të dhëna, apo dokumente të ofruara nga pjesëmarrësi tjetër në kuadër të këtij protokolli për qëllime të tjera jashtë këtij protokolli.

Kostot

Secili prej pjesëmarrësve do të mbajë koston e vet dhe shpenzimet e veta në lidhje me këtë protokoll dhe ekzekutimin e tij, përveç në rastet kur palët janë marrë vesh ndryshe.

Grupet e Punës

Menaxherët e lartë të pjesëmarrësve, dhe përfaqësuesit e tyre të autorizuar, do të takohen dy herë në vit me qëllim të analizimit të progresit të këtij protokolli. Këto takime do të përdoren gjithashtu për të:

Zgjidhur çdo kundërshtim apo konflikt të ngritur nga implementimi i këtij protokolli

Ofrojnë udhëzime mbi politikat e implementimin të këtij protokolli

Adoptojnë vendimet mbi ndryshimet apo amendamentet të anekseve të këtij protokolli dhe

Të bien dakord mbi çdo aneks shtesë operacional apo mekanizëm që mund të jetë i nevojshëm për implementimin e këtij protokolli

Pjesëmarrësit do të themelojnë një grup punues në nivel teknik, që konsiston në menaxherë të vijës së parë, të cilët do të takohen në baza të rregullta për të rishikuar aspektet operacionale të implementimit të këtij protokolli.

Kohëzgjatja

Ky protokoll do të ndalojë së qeni efektiv në kohen e kalimit të afatit të mandatit të EULEX-it ose mbi dhënien e një kërkese me shkrim nga njëra palë ose të dyja palët, brenda 30 ditësh pas ditës se kërkesës.

Amendamentet

Çdo ndryshim apo amendament i këtij protokolli dhe anekseve të tij do të bëhet me shkrim dhe i njohur më pare nga pjesëmarrësit në formën e duhur.

I bërë në Beograd në ditën e

në gjuhën angleze.

Protokolli hyn në fuqi 8 dite pas nënshkrimit të fundit.

Në emër të Eulex-it

Shef i Komponentës

së Policisë së EULEX-it

Rainer Kuehn

Në emër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë

Zv.drejtor i Përgjithshëm i Policisë,

Ministria e Brendshme

Branislav Mitroviq / ks

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat