BE, mbështet kontrollin doganor të Kosovës

Kosova

BE, mbështet kontrollin doganor të Kosovës

Më: 11 shtator 2009 Në ora: 13:56

Prishtinë - Përfaqëseusi i Posaçëm i BE-së (EUSR) Peiter Feith, mbështet plotësisht punën e ndërmarrë nga Misioni i BE së për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX, për mbajtjen e pranisë së tij të pandërprerë në portat 1 dhe 31 në Kosovën Veriore që nga data 9 dhjetor 2008, thuhet në një deklaratë me shkrim të Feithit, i cili vë në dukje se EULEX i është i angazhuar që të sigurojë një zonë të vetme doganore për gjithë Kosovën. "EULEX i është duke i ofruar asistencë autoriteteve të Kosovës për të mundësuar kontrollin doganor dhe mbledhjen efikase të të hyrave doganore në mbarë Kosovën në pajtim me standardet dhe praktikat e mira evropiane. Në linjë me mandatin e tij, EULEX i është i angazhuar që të vazhdojë të përmirësojë punën e doganave në mbarë Kosovën, dhe të rivendosë kontrollet e plota doganore në portat 1 dhe 31 në mënyrë që të përmirësojë mbledhjen e të hyrave dhe të parandalojë kontrabandimin e mallrave dhe evazionin e taksave", theksohet në fund të deklaratës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat