EULEX: Nuk ndërmarrim hap që dëmton Kosovën

Kosova

EULEX: Nuk ndërmarrim hap që dëmton Kosovën

Më: 12 shtator 2009 Në ora: 09:00

EULEX ka thënë se ky mision nuk do të ndërmerrte kurrë asnjë hap që do ta dëmtonte Kosovën.

Kjo deklaratë vjen, pas reagimit të presidentit Fatmir Sejdiu dhe kryeministrit Hashim Thacit në lidhje me nënshkrimin e protokolit për bashkëpunim policor mes EULEX-it dhe Serbisë.

Liderët kosovarë kanë thënë se Kosova nuk është pjesë e kësaj marrëveshje.

Por, në deklaratën për media të EULEX-it thuhet se arranzhimet me Beogradin janë “të natyrës teknike dhe kanë për qëllim luftimin e krimit të organizuar dhe kontrabandës”.

Në komunikatë thuhet se këto arranzhime të nënshkruara në emër të EULEX-it janë një hap përpara për të pëmirësuar sundimin e ligjit në tërë Kosovën.

Misioni, thuhet në komunikatë, do të vazhdojë të kërkojë, bashkëpunim operativ për të gjitha çështjet, që lidhen me mandatin e tij.

“Megjithatë, në këtë kontekst, është e rëndësishme të theksohet se EULEX është këtu për të ndihmuar Kosovën në fushën e sundimit të ligjit dhe kurrë nuk do të ndërmerrtë ndonjë hap që do ta dëmtonte Kosovën”, thuhet në deklaratën për media të EULEX-it.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat