PSD: Protokolli EULEX Serbi i dëmshëm

Kosova

PSD: Protokolli EULEX Serbi i dëmshëm

Më: 13 shtator 2009 Në ora: 15:35

Protokolli EULEX – Serbi është i dëmshëm më shumë për mënyrën se si është menaxhuar nga institucionet vendore se sa nga vetë përmbajtja, ka deklaruar zyrtari për informim në PSD, Tomor Maloku, në takimin e të dielës me gazetarë. “Ne parimisht jemi për luftimin e krimit të organizuar dhe fenomeneve të tjera negative në shoqëri, por mendojmë se Kosova është dëmtuar për më tepër është poshtëruar nga fakti se nuk është respektuar Kushtetuta dhe institucionet e vendit me faktin që Kosova nuk është pjesë e këtij protokolli”, tha Maloku.

Protokolli EULEX- Serbi është nënshkruar të premten, ndërsa institucionet u deklaruan se nuk janë pjesë e tij, por premtuan se do ta luftojnë krimin e organizuar. Po ashtu protokolli u përkrah edhe nga Stejt Departamenti Amerikan dhe paraprakisht qe përkrahur nga vendet e kuantit.

Në këtë konferencë, socialdemokratët kanë shprehur solidarizimin e tyre me nënat gjakovare, të cilat tash e sa ditë janë në grevë duke kërkuar zbardhjen e aftit të më të dashurve të tyre, ndërsa kanë kërkuar nga institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare që kjo çështje sa më parë të zbardhet.

Nënat gjakovare kanë paralajmëruar se që nga sot (e hënë) do të hyjnë në grevë urie dhe se do të bojkotojnë çdo komunikim me institucionet vendore dhe ndërkombëtare.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat