Nesër mbahet takim për Gripin A H1N1

Kosova

Nesër mbahet takim për Gripin A H1N1

Më: 9 nëntor 2009 Në ora: 15:03

Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, organizon nesër një takim gjithëpërfshirës për Gripin A H1N1.

Në këtë takim do të marrin pjesë ministri i Shëndetësisë Alush Gashi dhe ministri i Arsimit, Shkencës e Teknologjisë Enver Hoxhaj.

Takimi mbahet në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, ndërsa pjesëmarrës përveç dy ministrave do të jenë edhe krerët e IKSHP-së, QKUK-së, Zyrës së OBSH-së në Prishtinë, përfaqësues të instituteve rajonale shëndetësore, Inspektoratit Shëndetësor, Farmaceutik e Sanitar, përfaqësues të Policisë kufitare, Doganave dhe të strukturave të tjera të involvuara në menaxhimin e pandemisë.

Në këtë takim do të diskutohet për masat e ndërmarra deri më tani për menaxhimin e Pandemisë së Gripit të ri AH1N1, zhvillimet aktuale rreth pandemisë dhe veprimet e mëtejme që do të ndërmarrin institucionet e Kosovës për menaxhimin sa më të mirë të pandemisë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat